Raporti i Policisë / Brenda 24 ore 33 aksidente, 1221 tiketa trafiku dhe 17 të arrestuar

11.11.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 19 të tjera ishin me […]

Raporti i Policisë / Brenda 24 ore 33 aksidente, 1221 tiketa trafiku dhe 17 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 221 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 17 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.