Për 24 orë, 29 aksidente e mbi 15 arrestime

16.09.2019

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 29 aksidente në komunikacion, 16 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 13 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 912 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Përveç aksidenteve dhe […]

Për 24 orë, 29 aksidente e mbi 15 arrestime Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 29 aksidente në komunikacion, 16 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 13 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 912 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 19 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.