Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 757 qytetar

27.11.2020

Në mënyrë të parandalimit të përhapjës së virusit Korona, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti (2020). Në bazë të këtij ligji Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar 757 qytetar […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen 757 qytetar Foto: Ilustrim

Në mënyrë të parandalimit të përhapjës së virusit Korona, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti (2020).

Në bazë të këtij ligji Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar 757 qytetar për mosrespektimin e tij.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19757
Të dhëna nga statistikat e Policisë së Kosovës