Mashtruan qytetarët për viza, përfituan mbi 1 milion euro, 10 vjet burgim për fajtorët

09.01.2020

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale F.H. B.R. dhe, V.R. Të akuzuarin me iniciale F.H., për veprën penale shpëlarje parash neni 308 KP-së si dhe neni 32 p.2 nën para.2.1 dhe 2.2 i ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe […]

Mashtruan qytetarët për viza, përfituan mbi 1 milion euro, 10 vjet burgim për fajtorët Foto: Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale F.H. B.R. dhe, V.R.

Të akuzuarin me iniciale F.H., për veprën penale shpëlarje parash neni 308 KP-së si dhe neni 32 p.2 nën para.2.1 dhe 2.2 i ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të KP-së gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) euro.

Për veprën penale mashtrim nga neni 335/2-31-81 KP-së gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) euro.

Për veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399 par.1 par 1.3-81-31 KP-së gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me, dënimin me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) euro.
Për veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 313 par.3 KP-së gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 5.000 (tremijë) euro.

Konform nenit 80 të KP-së, dënimi UNIK me gjob në shumën prej 21.000(njëzetenjëmijë) euro dhe dënimin me burgim prej 6 (gjashtë ) vite.
Të akuzuarin me iniciale B.R. për veprën penale shpëlarje parash neni 308 KP-së si dhe neni 32 p.2 nën para.2.1 dhe 2.2 i ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit të KP-së gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 7.000 (shtatëmijë) euro.

Për veprën penale mashtrim nga neni 335/2-31-81 KP-së gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë)muaj, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro.

Për veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399 par.1 par 1.3-81-31 KP-së gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me, dënimin me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) euro.

Konform nenit 80 të KP-së, dënimi UNIK me gjob në shumën prej 12.000(dymbëdhjetëmijë) euro dhe dënimin me burgim prej 4 (katër) vite.
Të akuzuarin me iniciale V.R. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me kusht – me burgim prej 6 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti, për shkak të veprës penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 par.1 lidhur me nenin 81 të KP-së.

Në pajtim me nenet 115 parag.2 pika 2.1,2.2,2.3 parag3 dhe 4 të KPPRK-së, e lidhur me nenin 96 të KPRK-së, konfiskohen:

1. Tipi i automjetit: Veturë për pasagjer,
Modeli BMW 3-V, 318d,
Ngjyra: E bardhë
Nr. i shasisë: WBA3Y11030D37636398
Me nr. regjistrimit: 04-924-GD-RKS,
Regj. i fundit.25.07.2017-25.07.2018, pronë e Flamur Hoxhes,
Automjeti në fjalë, së bashku me librezën e regjistrimit dhe qelesat, gjenden në Agjencinë Kosovare për menaxhimin e aseteve.

1. Vetura “VW POLO” me targa të regjistrimit 04-649-GD, me nr. të shasisë: WWWZZZ6GRZB093540, pronë e bashkëshortes se te pandehurit Besim Rexhaj, e cila në Agjencinë Kosovare për menaxhimin e aseteve.
2. Vetura e tipit Audi Q3, ngjyrë Hiri me targa 04-664-FJ, me nr.shasisë WAUZZZ8U2CR017565, pronë e te pandehurit Flamur Hoxha.
3. Shtepia, e cila gjendet në ngastrën, kad.Nr.7148-15,në Rr.”Ahmet Krasniqi” pa.nr. Prizren, pronë e Flamur Hoxha.
4. Banesë, në sipërfaqe prej 82,50 m2, në lagjën Bazhdarhane-Lakuriqi verior blloku C nr.B-5, në Prizren, pronë e Besim Rexhaj.
5. Garazhë në sipërfaqe prej 14 m2,në lagjen Bazhdarhane-Lakuriqi verior blloku C, H-III, kati i parë Prizren, evidentuar sipas fletës poseduese nr.0-717813068-272-440-0-B1-2-0, në Prizren, pronë e Besim Rexhaj.
6. Garazhe në sipërfaqe prej 14 m2, në lagjen Bazhdarhane-Lakuriqi verior blloku C,H-III,kati i parë Prizren, evidentuar sipas fletës poseduese nr.0-717813068-272-440-0-B1-1-0,në Prizren, pronë e Besim Rexhes.