Gjatë ditës së enjte policia dënon afër 300 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

12.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë çdo ditë raporton për identifikimin e të infektuarve me COVID-19, e në bazë të këtyre raportimeve bëhet e ditur se numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë në shifra të larta. Ndërsa, në Kosovë si në shumë vende të tjera bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale […]

Gjatë ditës së enjte policia dënon afër 300 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë çdo ditë raporton për identifikimin e të infektuarve me COVID-19, e në bazë të këtyre raportimeve bëhet e ditur se numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë në shifra të larta.

Ndërsa, në Kosovë si në shumë vende të tjera bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale janë obligative.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit përveç aktiviteteve në mbarvajtje në komunikacion dhe shërbime të tjera, policia ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka dënuar 291 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020, e që ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.