Dënohen mbi 1 mijë qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

31.10.2020

Dje në Kosovë është shënuar numër rekord i rasteve me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1,608 mostra kanë rezultuar pozitive 418. Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet sot për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e […]

Dënohen mbi 1 mijë qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Dje në Kosovë është shënuar numër rekord i rasteve me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1,608 mostra kanë rezultuar pozitive 418.

Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet sot për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka dënuar 1375 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.