Brenda 24 ore në Kosovë, 37 aksidente dhe 1153 gjoba

08.07.2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 37 aksidente trafiku, prej të cilëve 17 kanë qenë me të lënduar dhe 20 të tjerë vetëm me dëme materiale. Për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 153 tiketa trafiku. Gjatë ditës së djeshme, policia njofton se për vepra […]

Brenda 24 ore në Kosovë, 37 aksidente dhe 1153 gjoba Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 37 aksidente trafiku, prej të cilëve 17 kanë qenë me të lënduar dhe 20 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 153 tiketa trafiku.

Gjatë ditës së djeshme, policia njofton se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse një tjetër në ndalim policor.