Brenda 24 ore 49 aksidente, një me fatalitet dhe mbi 800 tiketa trafiku

24.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 23 aksidente të tjera kanë […]

Brenda 24 ore 49 aksidente, një me fatalitet dhe mbi 800 tiketa trafiku Foto: © Hallka Marketing Agency

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 23 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të dielën policia ka shqiptuar edhe 890 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.