Brenda 24 ore 14 aksidente, 380 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

03.04.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 14 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 2 aksidente ishin me të lënduar dhe 12 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 380 gjoba trafiku për shkelësit […]

Brenda 24 ore 14 aksidente, 380 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 14 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 2 aksidente ishin me të lënduar dhe 12 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 380 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 25 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.