Vjedhje e rëndë në Ferizaj

17.03.2024

Një burrë në Ferizaj ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë marrë një armë me 50 fishekë, para të gatshme dhe stoli ari.

Vjedhje e rëndë në Ferizaj Foto: Ilustrim

“VJEDHJE E RËNDË-  Ferizaj / 16.03.2024-18:20. 

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme  dhe një  sasi stoli ari.”

Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”