Zhduket një grua në Suharekë
- 24.12.2018

Një burrë nga Suhareka ka lajmëruar në Polici zhdukjen e gruas së tij.
Rasti është raportuar të premten në ora 20:10.
Ankuesi ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale me bashkëshorten e tij, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti po hetohet nga Policia.