Policia me kontrolle të rrepta, gjobit mbi 500 qytetarë për shkelje të masave anti-COVID
- 04.01.2022
- 0 komente
Sapo të ulet numri i rasteve me COVID-19, qytetarët në Kosovë ‘relaksohen’ dhe në të shumtën e rasteve nuk përfillin masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 504 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.
Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.
Kujtojmë se tashmë kanë hyrë në fuqi masat anti-COVID-19, ku është vazhduar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 00:00 deri në orën 05:00.
Po ashtu, sipas masave, mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme.
KOMENTE0
Leave a Reply