Për 24 orë, 56 aksidente e 23 arrestime
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 56 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 56 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 25 aksidente […]
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 56 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.
Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 56 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 25 aksidente ishin me të lënduar dhe 31 aksidente ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1410 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 23 arrestime.
Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 15 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.
