Për 24 orë, 30 aksidente e mbi 1200 tiketa trafiku
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 30 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 30 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 16 aksidente […]
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 30 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.
Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 30 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 16 aksidente ishin me të lënduar dhe 14 aksidente ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1236 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por pati edhe arrestime ku ndodhën 16 arrestime.
Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 12 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.