Për 24 orë 28 aksidente e 17 arrestime
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 28 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 28 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 18 aksidente […]
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 28 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.
Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 28 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 18 aksidente ishin me të lënduar dhe 10 aksidente ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 829 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 17 arrestime.
Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 14 persona i dërgoi në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.
