Brenda 24 ore Policia e Kosovës arrestoi 22 persona, dy në Suharekë të dyshuar për vjedhje

17.06.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 22 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore Policia e Kosovës arrestoi 22 persona, dy në Suharekë të dyshuar për vjedhje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 22 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 16 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe tre tjetër janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Suharekës ka njoftuar se gjatë ditës së premte kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në dy raste të ndryshme.

Rr. Brigada 123, Suharekë 11.06.2023 – 23:20. Më datë 16.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi ia kishte marrë një telefon viktimës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.

Rr. Brigada 123, Suharekë 13.06.2023 – 14:50. Më datë 16.06.2023 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar një mashkull  kosovar si i dyshuar lidhur me rastin dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në raport.