Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.
Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme.
Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa 22 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 62 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 1,405 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Po ashtu Policia ka arrestuar gjithsej 39 persona, ku 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.