5 të vdekur dhe 1,765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

17.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 9.581 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.765 raste pozitive. lajm në zhvillim 15:26 […]

5 të vdekur dhe 1,765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 9.581 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.765 raste pozitive.

lajm në zhvillim

15:26 Prej 79 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 41 prej tyre janë femra dhe 38 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 në Suharekë janë: 1 nga 70-79 vjeç, 3 nga 60-69 vjeç, 13 nga 50-59 vjeç, 16 nga 40-49 vjeç, 14 nga 30-39 vjeç, 28 nga 20-29 vjeç dhe 4 nga 10-19 vjeç.

Priten masa të reja anti-COVID

15:18 Ditëve të fundit vendi po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Kjo ka bërë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, këtë të martë të ftojë në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.

“Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19” thuhet në kumtesën e MSH-së.

15:10 Rastet e konfirmuara gjatë 24 orëve janë: Prishtinë  400, Gjilan  158, Ferizaj  138, Gjakovë  117, Pejë  103, Malishevë  83, Suharekë  79, Viti  78, Mitrovicë  78, Fushë Kosovë  77, Prizren  76, Lipjan  64, Gllogoc  63, Rahovec  62, Podujevë  35, Vushtrri  33, Kamenicë  26, Istog  26, Skenderaj  23, Kaçanik  10, Deçan  10, Klinë  10, Obiliq  5, Junik  3, Shtime  3, Dragash  2, Hani i Elezit  1, Shtërpcë  1, Kllokot  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar pesë raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan  20, Prishtinë  16, Mitrovicë  15, Ferizaj  13, Pejë  11, Rahovec  7, Klinë  7, Kamenicë  6, Deçan  5, Lipjan  4, Vushtrri  4, Prizren  3, Gjakovë  3, Skenderaj  2, Podujevë  1, Kaçanik  1, Shtime  1, Istog  1, Fushë Kosovë  1.

Në total numri i rasteve aktive është 10.183.