Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 2030 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse katër persona në vuajtje të dënimit.