Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,915 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.