Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente.
Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 14 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,157 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 18 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.