Bora ndalet, Bali Muharremaj jo!

11.01.2019

Edhe pse reshjet e borës kanë ndalur, kanë mbetur edhe shumë rrugë që duhet pastruar për të mundësuar qarkullimin e lirshëm të qytetarëve, duke veçuar rrugët sekondare dhe ato terciare nëpër lagje. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj vazhdimisht po qëndron nëpër fshatrat ku ekipet e kontraktuara po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora. I […]

Bora ndalet, Bali Muharremaj jo! Foto: Ilustrim

Edhe pse reshjet e borës kanë ndalur, kanë mbetur edhe shumë rrugë që duhet pastruar për të mundësuar qarkullimin e lirshëm të qytetarëve, duke veçuar rrugët sekondare dhe ato terciare nëpër lagje.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj vazhdimisht po qëndron nëpër fshatrat ku ekipet e kontraktuara po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora.

I shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve Publike, z.Enver Shabani kryetari ka përcjellur për së afërmi gjendjen e rrugëve duke u informuar njëkohësisht me hallet e qytetarëve.

Në një bisedë përmes telefonit, z.Enver Shabani e konfirmoi se të gjitha rrugët janë të hapura por gjithsesi janë duke inspektuar fshatrat në tërësi ku për momentin ndodhen në Baqevc për të vazhduar më pastaj në Maqitevë e me radhë.

Me ndihmën e 15 kompanive vullnetare dhe qytetarëve ai ka arritur që të bëjë zhbllokimin e çdo rruge në Komunën e Suharekës për më pak se 48 orë përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, duke lënë kështu mbrapa edhe Prishtinën ku sipas raportimeve thuhet se përderisa atje nuk ishte arritur që të pastroheshin as rrugët kryesore të qytetit, Bali Muharremaj ka pastruar edhe rrugët sekondare dhe tercinare nëpër fshatra dhe lagje.

Përkundër obligimeve në zyre, Bali Muharremaj prapë ka zgjedhur terrenin që të jetë sa më afër kërkesave të qytetarëve.

Rrugët e qytetit të Suharekës