69 aksidente e mbi 1,600 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

21.12.2021

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 69 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 50 të tjera […]

69 aksidente e mbi 1,600 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 69 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 50 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,649 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 13 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë në vuajtje të dënimit.