Policia ka bërë të ditur se 58 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 19 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 2,087 gjoba.

Kujtojmë që për çdo ditë në vend shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik, prej të cilave jo rrallë herë përfundojnë edhe me fatalitet.