Zemaj: Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar

16.11.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për medie, me ç’rast ka folur për punësimin e specialistëve të papunë. Zemaj thotë se të gjithë mjekët specialistë në Kosovë do të jenë të punësuar. “Armatës së mjekëve po i shtohet profesionalizmi dhe përkrahja. Para disa ditësh edhe 1500 kolegë tuaj iu bashkuan kuadrit […]

Zemaj: Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për medie, me ç’rast ka folur për punësimin e specialistëve të papunë.

Zemaj thotë se të gjithë mjekët specialistë në Kosovë do të jenë të punësuar.

“Armatës së mjekëve po i shtohet profesionalizmi dhe përkrahja. Para disa ditësh edhe 1500 kolegë tuaj iu bashkuan kuadrit specialistik. Nuk asnjë specialist që do të mbetet në rrugë”.

“Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar. Të gjithë ata do të kenë vend në spitale; ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin. Duhet të kemi mjekë sipas nevojave. Ky nuk ka qenë vetëm premtim, ky është zotim i Qeverisë së Kosovës”.

“Të nderuar specialistë, keni kërkuar të drejtën tuaj të mohuar tash e sa vjet, sot po fillojmë t’ia arrijmë këtij qëllimi. Kosova ka nevojë për ju, ju pret puna dhe zbatimi i betimit të Hipokratit”.

Kujtojmë se nga 1500 specializimet e ndara, rreth 50 mjekë nga Komuna e Suharekës janë pranuar, në lëmi të ndryshme.

Nga një listë që kishte siguruar SuharekaOnline, në mesin e këtyre 50 emrave të specializantëve të rinj janë edhe Besa Kuqi (drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale) dhe Dr.Arbër Zenelaj (ish-u.d. i drejtorit të QKMF-së).