Zeka tregon detaje për partinë e tij të re

Zeka tregon kriteret për të qenë pjesë e partisë.

Zeka tregoi që shumë shpejt do të krijojë një parti të re, emrin e së cilës nuk e bëri publike, por që tha se është veçse i vendosur dhe këtë e ka bërë me ndihmën e miqve të tij në: Evropë, Amerikë, Kanadë e Australi.

Zeka tha që në partinë e tij nuk është kriter shkolla, por ndershmëria. “Në partinë tonë nuk është kriter shkolla, por ndershmëria. Krejt janë bë doktorë të shkencave, intelektualë, nuk mundesh me kanë doktor shkence, e intelektual kur ti vjedhë pasurinë e popullit tënd. Kështu që kriteri bazë, do të jetë ndershmëria.”, tha ai

Zeka tha që në parti janë të mirëseardhur të gjithë zyrtarët e lartë që janë të ndershëm. Ai gjithashtu tregoi që hapi i parë që do të bëjë , është hapja e një banke kombëtare./21Media/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.