Vizitat e krerëve jashtë vendit pa rezultate

18.12.2023

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani, përgjatë këtij viti ka realizuar afër 200 takime e bashkëbisedime me krerë shtetesh e qeverish, si dhe takime shtesë me udhëheqës të tjerë institucionalë e të organizatave ndërkombëtare. Takime e vizita kanë realizuar edhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, ndonëse jo kaq shumë. Gjithë këto takime […]

Vizitat e krerëve jashtë vendit pa rezultate Foto: Ilustrim

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani, përgjatë këtij viti ka realizuar afër 200 takime e bashkëbisedime me krerë shtetesh e qeverish, si dhe takime shtesë me udhëheqës të tjerë institucionalë e të organizatave ndërkombëtare.

Takime e vizita kanë realizuar edhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, ndonëse jo kaq shumë. Gjithë këto takime po vlerësohen pa rezultate nga njohës të rrethanave politike në vend, madje sipas tyre përveç Osmanit, të tjerët janë të padëshirueshëm nga ndërkombëtaret.

Profesori universitar, Dritëro Arifi, tha se Kosova ka nevojë për promovim, sidomos pas masave të vendosura nga BE-ja. Sipas tij, këtë vit nuk ka pasur asnjë rezultat konkret në arenën ndërkombëtare, duke mos i siguruar asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Sipas tij, vizitat e krerëve nuk kanë prodhuar asgjë përveçse mungesë të madhe të mirëqenies dhe vizionit të një shteti normal, duke shtuar se rezultatet janë zero-zero.

“Vizitat janë të mira dhe pozitive që një shtetet të promovohet sa më shumë që është e mundur sidomos një shtet si Kosova që është e vogël po në varet me çfarë indikatori i masim ato vizita dhe çfarë rezultate prodhojnë. Nëse e shikojmë vetëm për vitin 2023 realisht ne nuk është që kemi ndonjë gjigand të madh ekonomik që ka ardh në Kosovë pikërisht për shkak të këtyre vizitave nuk është që kemi ndonjë njohje në këtë vit dhe çka është më e keqja këtë vit nuk kemi po ashtu as anëtarësim në ndonjë organizatë shumë të rëndësishme ndërkombëtare pra nëse e shohim këto tre aspekte këto vizita janë bërë vetëm sa për tu bërë por jo që kanë prodhuar ndonjë efekt dhe mbi të gjitha ne jemi ende nën masa të BE pra në masa kufizuese”.

“Nëse analizojmë këto katër indikatorë i bie që vizitat e krerëve nuk kanë prodhuar asgjë përveç se një mungesë të madhe të mirëqenies dhe vizionit të një shteti normal. Përveç presidentes që ka pasur disa vizita ndoshta mund të themi në një nivel më të lartë dhe përfaqësim në dinjetoz për shkak ndoshta të pozitës që e ka vizita tjera nuk besoj që kanë prodhuar diçka pozitive përveç se ka pasur kërkesa që Kosova duhet të i zbatojë. Nëse i analizojmë vizitat dhe rezultatet mund të themi që jemi zero-zero”.

Analisti Bekim Kabashi tha se, përveç presidentes Vjosa Osmani krerët e vendit nuk janë të pranuar nëpër institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Të rëndësishme ai po e quan vizitën në Turqi, ku Kosova siguroi blerjen e dronëve për të forcuar rolin e saj, sidomos pas luftës në Ukrainë.

“Sigurisht që është e dobishme dhe në interes të shtetit kur krerët e shtetit kanë vizita jashtë dhe takojnë homolog të tyre apo shkojnë vizatojnë institucionet të rëndësishme që kanë dobi me interesat  e Kosovës po në këtë pikë pavarësisht vizitave Kosova nuk mendoj që është mirë përveç Presidentes vendit e cila është më tepër e pranuar nëpër institucione të ndryshme ndërkombëtare”.

“Sa më ilustruar pak me nxjerr diçka pozitive  vizitat që janë bërë në Turqi nga krerët e Kosovës për më tepër Presidentes kemi parë që ka një far raporti edhe që është raport historik raporteve të mira të Kosovës me Turqinë në aspektin ushtarak shembull blerja e dronëve bajraktar që janë dron që janë dëshmuar në luftën e Ukrainës ka ndikuar që edhe Kosova të mbërrijë siguroj dron të  tillë për të forcuar rolin e forcës saj në sigurinë të Ushtrisë së saj por nuk është që kemi pa ndonjë vizitë tjetër të  mos mund të referohemi e cila ka rezolutë me sukses për interesat e Kosovës”.