Vëzhguesit e BE-së edhe në qendrat e numërimit
Të dielën do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Vëzhgues të këtyre zgjedhjeve do të jenë edhe Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra e BE-së në Kosovë tregoi se vëzhguesit e saj do të jenë edhe në qendrat e numërimit. “Vëzhguesit tanë do të vëzhgojnë procesin e numërimit, në lokacione të…
Të dielën do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Vëzhgues të këtyre zgjedhjeve do të jenë edhe Bashkimi Evropian.
Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra e BE-së në Kosovë tregoi se vëzhguesit e saj do të jenë edhe në qendrat e numërimit.
“Vëzhguesit tanë do të vëzhgojnë procesin e numërimit, në lokacione të ndryshme të Kosovës. Kur zgjedhjet bëhen në shkolla, vëzhguesit tanë do të vëzhgojnë numërimin në shkolla po ashtu. Për informacionin tuaj, ne presim t’i kemi afro 100 vëzhgues.”, thuhej në përgjigje.
Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, pastaj është procesi i numërimit.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite