“Vetëvendosje do ta dëshmoj se është kundër korrupsionit”

23.01.2020

Në një Indeks të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019 i publikuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International vlerëson se mbi dy të tretat e vende janë duke stagnuar ose shënuar hapa në përpjekjet anti-korrupsion. Ky Indeks ka radhitur 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. […]

“Vetëvendosje do ta dëshmoj se është kundër korrupsionit” Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Në një Indeks të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019 i publikuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International vlerëson se mbi dy të tretat e vende janë duke stagnuar ose shënuar hapa në përpjekjet anti-korrupsion. Ky Indeks ka radhitur 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Sipas këtij Indeksi shteti i Kosovës radhitet e 101-ta me 36 pikë, ku ky rezultat nënkupton se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit duke krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të me 37 pikë.

“Me një rezultat prej 36 pikësh, Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamentar, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime. Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për mosadresimin e korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka mundësinë të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, vlerëson Transparency International.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në një postim të saj në facebook ka cituar raportin e Transparency International ku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thotë Transparency International.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Transparency International
“Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamentar, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime”, vlerëson Transparency International.

“Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për mosadresimin e korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thotë Transparency International, për të shtuar se kjo parti, gjatë fushatës zgjedhore, ka qenë ndër të paktat që u është përgjigjur kërkesave për zbulimin e kostove të fushatës”.