Veteranët e “rrejshëm” dorëzojnë statusin e veteranit

24.11.2019

Ata që kanë përfituar pa meritë në emër të luftës, duke marrë statusin e veteranit të UÇK-së, janë duke u hetuar. Megjithatë, më e fortë se drejtësia, duket të jetë ndërgjegjja. Nisma e një ish-pjesëtari të UÇK-së në Malishevë, që përfituesit e rrejshëm të këtyre beneficioneve të dorëzojnë certifikatën e veteranit, ka rezultuar e suksesshme….

Veteranët e “rrejshëm” dorëzojnë statusin e veteranit

Ata që kanë përfituar pa meritë në emër të luftës, duke marrë statusin e veteranit të UÇK-së, janë duke u hetuar.

Megjithatë, më e fortë se drejtësia, duket të jetë ndërgjegjja. Nisma e një ish-pjesëtari të UÇK-së në Malishevë, që përfituesit e rrejshëm të këtyre beneficioneve të dorëzojnë certifikatën e veteranit, ka rezultuar e suksesshme. Deri më tash, 13 prej tyre kanë vendosur ta bëjnë këtë.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj nga Malisheva, ka ndërmarrë një iniciativë për t’i bindur të gjithë veteranët e rrejshëm të UÇK-së t’i dorëzojnë statusin e tyre. Kësaj nisme, Zogaj thotë se deri më tash i janë përgjigjur pozitivisht 13 persona. Ai pret që ky numër të rritet.

“Janë duke dorzu Statusin e veteranit nga të gjitha zonat ,nga Dukagjinit e Pashtrikut mund të themi nga të gjitha zonat dhe nga mbrenda javës numri ka shkuar në 13 vetë dhe ne sot presim që të paraqiten edhe disa të tjerë dhe besoj deri me 28 nëntor numri do të rritet deri 150 vetë që e dorzojnë statusin e veteranit” tha ai.

Zogaj është i bindur se në fshatin e tij në Mleqan janë 128 veteranë të rrejshëm kurse në tërë Drenicën rreth 2 mijë të tjerë.

‘Secili që e dinë vehtën që nuk është deklaruar si veteran i rrejshëm duhet të dorzoj statusin e vet”, tha ai për RTK.

Etiketat

Ofertat e fundit