Veseli: Do ta ndali korrupsionin

19.08.2019 / Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shfrytëzuar rastin e Ditës Botërore Humanitare për të bërë disa deklarata politike.
Ai tha se sensibilizimi i gjendjes së civilëve në mbarë botën dhe përkujtimi e nderimi i kontributit të punëtorëve humanitarë, që shpesh rrezikojnë edhe jetën për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, duhet të jetë pjesë e angazhimit të përditshëm.
“Por, sot, vëmendje më të veçantë kanë punëtorët e shëndetësisë, të cilët bëjnë punë të pazëvendësueshme humanitare për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”.
“Paralelisht me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, sistemi ynë shëndetësor duhet të mbështetet mbi moral dhe etikë”.
“Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e tyre fisnik dhe humanitar”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Të fundit
1 orë më parë / Lajme
Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID7 orë më parë / Lajme
Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan! Për ti luftuar dështimet Kurti po i përndjek mediat