VENDOSET: Mbyllen lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare

26.03.2019

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohet ë gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës. “Qëllimi i hartimit është zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria ti nis procedurat ligjore […]

VENDOSET: Mbyllen lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohet ë gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.

“Qëllimi i hartimit është zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria ti nis procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen te gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës “, tha Haradinaj.

“Ne po zbatojmë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojrat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha”, ka deklaruar Haradinaj.

Kujtojmë se gjatë ditës kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli, peticionin me 11 mijë nënshkrime të qytetarëve të kësaj komune.

Ky peticion është iniciuar nga i pari i Suharekës, pas vrasjes së të riut Jetmir Alijajt në vendin e tij të punës, në kazino.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler