Vazhdojnë temperaturat e larta, apelohet për kujdes

Vazhdojnë temperaturat e larta, apelohet për kujdes
F K

09.08.2019 / Lajme

Moti në vendin tonë vazhdon të mbetet i nxehtë dhe temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të mbeten konstante me ditët e fundit.

Duke nisur që nga dita e sotme vendi ynë do të përfshihet nga një valë e madhe e të nxehtit.

Minimalet ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, ndërkaq indeksi UV në kufijtë e rrezikut.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangja nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferueshme.

Pas fundjavës temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë. Kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së hënë dhe të martë.

Kurse sot temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë celsius. I nxehti afrikan do të përfshijë gjithë Europës.

Në një hartë të publikuar duket sikur kontinenti i vjetër “është skuqur” nga temperaturat e larta.

Mjekët këshillojnë që mos të dilet gjatë pikut të vapës dhe të mbani ujë me vete.

RAPORTO