A është e “vjedhur” edhe logoja e Ushtrisë së Kosovës?!

07.01.2019

Vitin e kaluar për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës ishin bërë përgatitje të mëdha. Ndër përgatitjet ishte edhe përzgjedhja e logos zyrtare për këtë jubile që do të përdorej nëpër dokumente, festime, dekorata, etj. Megjithatë, logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një […]

A është e “vjedhur” edhe logoja e Ushtrisë së Kosovës?!

Vitin e kaluar për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës ishin bërë përgatitje të mëdha. Ndër përgatitjet ishte edhe përzgjedhja e logos zyrtare për këtë jubile që do të përdorej nëpër dokumente, festime, dekorata, etj.

Megjithatë, logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.

Tashmë siç duket është bërë traditë në Kosovë që për institucione të Kosovës të përzgjidhen logo të vjedhura.

Së fundi në një grup në Facebook pas një publikimi del të jetë e vjedhur edhe logoja e Ushtrisë së Kosovës, që deri tani e kishin bartur pjesëtarët e FSK-së dhe institucionet e Forcës.

I kontaktuar nga SuharekaOnline Zëvendësministri i Ministrisë së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani tha se kjo është hera e parë që e shoh këtë logo dhe duhet shiquar ndërkohë pasi që logo e FSK-së ishte bërë në vitin 2008.

Në këto ditë kur i gjithë vendi iu gëzua mandatit ushtarak që iu dha Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjithandej u pa edhe një entuziazëm për bartjen e stemës së ushtrisë. Këtë dukuri e konfirmuan edhe dy krijuesit e emblemës Albian Gagica dhe Taulant Qerkini , këtë dizajnim ata e bënë në vitin 2008.

Logo e Ushtrisë së Kosovës
Logo e American Premier Security

Etiketat

Ofertat e fundit