Ushtria e Kosovës me 8000 ushtarë
Kastrati po ashtu ka thënë se ushtrisë së Kosovës i duhen 8000 ushtarë, 5000 pjesëtarë aktivë si dhe 3000 tjerë rezervë. Është paraparë që ushtria e Kosovës duhet t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 rezervë, pra gjithsej 8000 trupa që mjaftojnë për t’i përmbushur të gjitha detyrat në misionin të cilin do ta ketë dhe mendoj…
Kastrati po ashtu ka thënë se ushtrisë së Kosovës i duhen 8000 ushtarë, 5000 pjesëtarë aktivë si dhe 3000 tjerë rezervë.
Është paraparë që ushtria e Kosovës duhet t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 rezervë, pra gjithsej 8000 trupa që mjaftojnë për t’i përmbushur të gjitha detyrat në misionin të cilin do ta ketë dhe mendoj se FSK-ja sot mund të krahasohet me të gjitha shtetet e rajonit, sepse këta djem e vajza na kanë bërë të ndihemi mirë e krenarë në të kaluarën në çdo trajnim, shkollim ose stërvitje që kanë bërë me forcat e rajonit ose të shteteve të NATO-s dhe mendoj që kjo forcë do të jetë në nivel jo të barabartë, por mbi nivelin e rajonit sa i përket trajnimit dhe shkollimit të tyre për ta përmbushur misionin. Ajo po ashtu do të jetë e shkathët dhe e barabartë që edhe në misione në kuadër të shteteve të NATO-s në ndonjë krizë eventuale të jetë e gatshme që të jemi krah për krah me ushtarët dhe me oficerët e shteteve të cilat janë më përpara se ne.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite