Ushtarët e Kosovës të përfshirë në stërvitjet e NATO-s
Një kontingjent i FSK-së është nisur për të marrë pjesë në ushtrimin fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) e cila realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19). Bëhet e ditur se FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të…
Një kontingjent i FSK-së është nisur për të marrë pjesë në ushtrimin fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) e cila realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19).
Bëhet e ditur se FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD). Ushtrimi do realizohet prej datës 20 maj deri më 8 qershor në Kroaci dhe Hungari.
Ky ushtrimit do të zhvillohet me ekzekutimin e stërvitjeve në terren në nivel batalioni, ku do të përfshijë pritjen, përqendrimin e trupave, lëvizjen tutje dhe integrimin, me qellim kryesor të ndërveprimit në nivel taktik, në mes të ushtrive të shteteve pjesëmarrëse.

Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite