Urdhërarrest për Remzi Shalën!

  • 01.02.2019
Urdhërarrest për Remzi Shalën!

Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”.

Shala kishte munguar në seancën e 9 janarit në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998.


Mungesa e tij e shtyri trupin gjykues që lëshojë urdhër që Shala të sillet me Polici në gjykatë.

Pasi që fillimisht gjyqtarja kishte lëshuar urdhëresë, për Policinë e Kosovës, që për Remzi Shalën të kërkojnë informacione shtesë për vendndodhjen e tij, Policia nuk kishte arritur ta gjente e as të siguronte informacione shtesë për vendndodhjen e tij.

Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Gjykimi është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Në seacën e paraparë për 9 Janar, Remzi Shala është planifikuar të japë mbrojtjen e tij, dhe do të jepej fjala përfundimtare, andaj kishte gjasa që me paraqitjen e Remzi Shalës, rasti edhe të merrte epilogun edhe para datës 17 janar.

Por, Natal Bullakaj, avokati i Remzi Shalës, ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me Shalën, dhe se nuk e ka parë që nga muaji dhjetor kur e ka pranuar ftesën për Gjykatë Speciale.

“Ku ka ikur dhe si ka ikur vetëm ai e di, ngase nga muaji dhjetor kur edhe kishte pranuar ftesën për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale, më nuk kam pasur kontakt me të, por as edhe askush nga familja e tij nuk ka dijeni se ku gjendet”, tha avokati Bullakaj.

Shala, i cili gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe”, në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale.

Siç ishte raportuar Shala nuk ishte paraqitur në seancë ku do të duhej ta jepte mbrojtjen e tij, kurse avokati i tij Natal Bullakaj ishte prezent në seancë, ai ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë për t’i njoftuar për vendimin për bojkot nga Oda e Avokatëve.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë