Tryezë për armët e paligjshme në Kosovë
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP do të mbajë tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë. Në këtë konferencë do të flasin, Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e…
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP do të mbajë tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.
Në këtë konferencë do të flasin, Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e përhershme, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Gazmend Hoxha, drejtor i divizionit për siguri publike, Policia e Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.
Objektivat e kësaj tryeze janë sigurimi i transferimit të njohurive mbi politikat e OKB-së dhe BE-së dhe masat aktuale për reduktimin e armëve të paligjshme.
Po ashtu objektivat e tjera janë si: Diskutimi mbi gjendjen aktuale dhe masat aktuale në Kosovë për reduktimin e armëve të paligjshme, krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të armatosura, diskutimi mbi masat për të adresuar më tej nivelin e harmonizimit të kornizave ligjore për kontrollin e armëve në Kosovë me legjislacionin e BE-së, Traktatin e Tregtisë së Armëve dhe Protokollin e Armëve të Zjarrit.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite