Trendi i rinumërimit të votave në rritje

17.10.2019

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë mbetet nevoja për rinumërim të kutive të votimit, që kryesisht është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve. Sipas tij, trendi i rinumërimit është në rritje nga zgjedhjet e vitit […]

Trendi i rinumërimit të votave në rritje Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë mbetet nevoja për rinumërim të kutive të votimit, që kryesisht është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve.

Sipas tij, trendi i rinumërimit është në rritje nga zgjedhjet e vitit 2014, ku prej 19.59% ka arritur në 33.14% në zgjedhjet e fundit, e që mund të rritet ende pas shpalljes së rezultateve.

“Për të rritur besimin në zgjedhje, reforma zgjedhore duhet të marrë në konsideratë që votat e subjekteve politike të numërohen në vendvotime (për të pasur rezultatet më shpejtë), kurse votat e kandidatëve të numërohen në QNR për të evituar manipulimet”, ka shkruar ai.