Testi i maturës, këtë vit me ndryshime

18.05.2019

Procedura e përzgjedhjes së lëndëve ka përfunduar në disa shkolla. Pas Garës së Diturisë, nxënësit do t’i nënshtrohen edhe një testi. Këtë radhë maturantët nga e gjithë Kosova do të testohen për njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme të lartë. Mirëpo këtë vit, Testi i Maturës do të vijë me disa ndryshime. Maturantët do […]

Testi i maturës, këtë vit me ndryshime Foto: Ilustrim

Procedura e përzgjedhjes së lëndëve ka përfunduar në disa shkolla. Pas Garës së Diturisë, nxënësit do t’i nënshtrohen edhe një testi.

Këtë radhë maturantët nga e gjithë Kosova do të testohen për njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme të lartë. Mirëpo këtë vit, Testi i Maturës do të vijë me disa ndryshime.

Maturantët do të testohen për katër lëndë, prej tyre tri obligative e një me të drejtë përzgjedhjeje. Në shkollat e mesme të Komunës së Suharekës tashmë përzgjedhja e lëndës zgjedhore ka përfunduar. Po ashtu ka filluar edhe paraqitja e testit që nga 15 maji.

E ky ndryshim po vlerësohet pozitivisht, ndonëse nga menaxhmenti i shkollës thonë se greva ka çorientuar paksa nxënësit. Edhe maturantët një ndryshim të tillë po e shohin si të duhur, transmeton GazetaMetro.

200 pyetjeve të testit të maturës, nxënësit do t’iu përgjigjen në dy ditë të ndryshme. Pragu i kalueshmërisë do të jetë 40%.

Nga Ministria e Arsimit treguan se kur do të mbahet ky test.

“ Jemi në pritje të nënshkrimit të vendimit nga Ministri për datat e mbajtjes së testit të Matures Shtetërore dhe sipas të gjitha gjasave këto do të jenë: Pjesa e parë e afatit të qershorit  nga data 12.6.2019 deri më 15.6.2019, kurse pjesa e dytë: nga data 19.6.2019 deri më 22.6.2018, paraqitja e provimit është deri më date 5 qershor 2019, kurse tërheqja publike e shortit për regjione do të jetë më 6 qershor 2019”.

Edhe nga Ministria thonë se pritshmëritë për rezultatet e këtij testi janë të larta.


deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler