Suharekë, mbahet protestë kundër KEDS-it

  • 18.12.2018
Suharekë, mbahet protestë kundër KEDS-it

Një numër i qytetarëve të Komunës së Suharekës janë mbledhur para zyreve të KEDS-it në shenjë pakënaqësie ndaj ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Sipas protestuesve komuna jonë po përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike jo vetëm gjatë javës së kaluar por gjatë gjithë muajve kalendarik. Mungesa e energjisë elektrike po shkakton shumë dëme në secilën pjesë të komunës sonë duke llogaritur edhe humbjet e bizneseve tona të cilat po ballafaqohen me reduktime të ashpra nga ana e KEDS-it.


Si qytetarë të këtij vendi ne po kërkojmë përkujdes të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë, duke përmendur faktin se jemi ndër komunat më aktive në përmbushjen e obligimeve ndaj kësaj kompanie, u tha ndër tjera në komunikatën e protestuesve.

Ndër tjerash organizatorët shprehën pakënaqësi për mos pjesmarrjen e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj.

” Na vjen mirë kur shkruan postime në lidhje me këtë çështje të rëndësishme, mirëpo do të ishte më e arsyeshme të ishe pjesë e këtij tubimi paqësor i cili kishte për qëllim vetëm: Përgjegjësinë dhe llogarinë e ” Keds Energy ” për ndalesat e shpeshta e të vazhdueshme të energjisë elektrike. Populli përmbi të gjitha!”

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë