Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën
- 24.06.2022
- 0 komente
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, ka deklaruar sot se vendi i tij është i gatshëm të pranojë që BE-ja të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, të cilës i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, transmeton Infolibres.
Komisioni Evropian propozoi në maj të vitit 2016 përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve që duhet hequr vizat, pasi verifikoi se kishte plotësuar kërkesat.
Megjithatë, Këshilli Evropian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile kësaj mase.
Pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia – nuk e njohin Kosovën si të pavarur.
KOMENTE0
Leave a Reply