Sot nxënësit e Suharekës e mbajtën testin e maturës

Sot nxënësit e Komunës së Suharekës i’u nënshtruan pjesës së dytë të testit të maturës.

Pjesa e dytë e këtij testi ishte i përbërë me pyetje nga lëndët Matematikë dhe një lëndë që ata kanë pasur dëshirë të zgjedhin.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren.

Testit të Maturës shtetërore në Komunën e Suharekës, sipas të dhënave nga tri shkollat e mesme ( nga gjimnazi, shkolla teknike dhe shkolla profesionale) iu kan nënshtruar sot 977 maturantë, në afatin e qershorit.
Testi është mbajtur në 4 objekte shkollore përkatësisht në 8 qendra te testimit.

Me rastin e mbajtjes së testit të maturës janë angazhuar 83 administrues, mësimdhënës nga Prizreni qe do te administrojne ne shkollat tona ndersa 140 administrues nga komuna jone do të administrojnë testin në Prizren. Poashtu jane te formuara katër komisione të përfaqësuara nga DKA, shkollat dhe MASHT.

Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje të procesit të Maturës shtetërore duke pergatitur shënimet për nxënës, shkolla dhe komisione si dhe sigurimin e Qendrave testuese në shkollat ku mbahet testi. Për nxënës janë siguruar uji i pijës dhe lapsat e thjeshtë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.