Sot në Kosovë ditë zie

29.12.2018

Pas ngjarjes së ditës së enjte, ku ndodhi një grabitje në komunën e istogut, ku një polic me emrin Izet Demaj vdiq pasi që grabitësi e gjuajti me armë, dhe grabitësi është vrarë nga policia.  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie për policin e vrarë. Presidenti Thaçi, ka shpallur ditë zie të shtunën (29 Dhjetor, 2018) për ta nderuar policin e vrarë që ishte […]

Sot në Kosovë ditë zie

Pas ngjarjes së ditës së enjte, ku ndodhi një grabitje në komunën e istogut, ku një polic me emrin Izet Demaj vdiq pasi që grabitësi e gjuajti me armë, dhe grabitësi është vrarë nga policia. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie për policin e vrarë.

Presidenti Thaçi, ka shpallur ditë zie të shtunën (29 Dhjetor, 2018) për ta nderuar policin e vrarë që ishte duke e kryer detyrën e tij, i quajtur Izet Demaj.

Në një komunikatë për media thuhet se: “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës. Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”.

Sot më 29 Dhjetor 2018, mbahet ceremonia e varrimit e të ndjerit policit Izet Demaj. Varrimi do të bëhet në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare.

Etiketat

Ofertat e fundit