22.04.2019, 8:46

Sot Dita ndërkombëtare e Tokës

Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970.

Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.

Edhe në Kosovë do të shënohet kjo ditë përmes mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit, aktivitete këto të organizuara nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Let’s Do It Kosova.

Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.

LEXO EDHE:  Kosova me vdekshmërinë më të lartë në Evropë nga ajri i ndotur
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.