Sherr me grushte në Kuvendin e Shqipërisë
Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate të ashpra teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren menjëherë sapo kryetarja Nikolla ka lexuar rendin e ditës. Ky i fundit ishte duke folur gjatë kohës që deputetët e opozitës ishin në këmbë, ku bllokuan foltoren. Debati ka nisur në kohën që kryetarja e…
Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate të ashpra teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren menjëherë sapo kryetarja Nikolla ka lexuar rendin e ditës.
Ky i fundit ishte duke folur gjatë kohës që deputetët e opozitës ishin në këmbë, ku bllokuan foltoren.
Debati ka nisur në kohën që kryetarja e Kuvendit po prezantonte rendin e ditës.
Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, por kjo nuk është pranuar. Kjo gjë ka bërë që deputetët e opozitës të ngrihen dhe të bllokojnë foltoren, që më pas agravoi deri konfliktin verbal me fjalë të rënda.
Debatet kanë agravuar në përplasje fizike mes deputetit të PS, Vullnet Sinaj i cili mori fjalën nga vendi për të folur për rendin e ditës ndërkohë që deputetët e PD, të ngritur në këmbë i kërkonin të ndalonte.
Në një moment Bledion Nallbati ka shkuar pranë tij dhe i ka fikur mikrofonin duke e shtyrë e më tej duke e goditur me grushte. Në konfrontim janë përfshirë më tej deputetë të tjerë të PD, si Flamur Noka e Edi Paloka.
Është dashur ndërhyrja e Gardës për të qetësuar situatën. Pak minuta pas përpasjes në Kuvend kryetarja Lindita Nikolla ka lajmëruar përjashtimin e menjëhershëm të deputetit Nllbati.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite