Shënohet `Dita pa makina`

22.09.2023

Sot në kuadër të Ditës pa makina, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te rrethi i flamurit. Siç ka njoftuar Komua  rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10 deri në 15. Ndërkohë qytetarët mund të marrin pa…

Shënohet `Dita pa makina`

Sot në kuadër të Ditës pa makina, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te rrethi i flamurit.

Siç ka njoftuar Komua  rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10 deri në 15. Ndërkohë qytetarët mund të marrin pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat apo 60 trotinetët për qarkullim në këtë rrugë.

Kjo ngjarje organizohet në 2000 qytete të Botës dhe ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat.

Etiketat

Ofertat e fundit