Shënohet Dita e të Pagjeturve të Kosovës

Sot data e 27 të muajit prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve të Kosovës.

Për hirë të kësaj dite do të organizohet një tubim qendror ku do të mbahet në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, ku në këtë tubim do të marrin pjesë shumë përfaqësues të lartë të shtetit të Kosovës si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Para se të fillojë ky organizim, së pari do të bëhen homazhe tek obelisk i të pagjeturve në Prishtinë pastaj edhe tek Kompleksi Memorial në Pejë.

Zyrtarisht në Kosovë ende figurojnë mbi 1650 persona të zhdukur edhe 20 vjet pas luftës.

Familjarët ende presin informata rreth të pagjeturve dhe kërkojnë vazhdimisht nga institucionet e shtetit që të zbardhin fatin e tyre.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.