Selmanaj: Me Vetëvendosjen i mposhtim të gjithë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se Ramush Haradinaj e nuhati rrëzimin e qeverisë dhe bëri aktin e dorëheqjes. Selmanaj thotë se dorëheqjen Haradinaj e bëri për tu dukur në publik si viktimë e proceseve gjyqësore. Ai thotë se dorëheqja e Haradinajt dhe ftesa nga Gjykata Speciale nuk kanë ndonjë lidhje mes tyre. “Do ta…
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se Ramush Haradinaj e nuhati rrëzimin e qeverisë dhe bëri aktin e dorëheqjes.
Selmanaj thotë se dorëheqjen Haradinaj e bëri për tu dukur në publik si viktimë e proceseve gjyqësore.
Ai thotë se dorëheqja e Haradinajt dhe ftesa nga Gjykata Speciale nuk kanë ndonjë lidhje mes tyre.
“Do ta mirëkuptoja sikur zoti Haradinaj do të jepte dorëheqje dhe nuk do të ishte pjesë e proceseve politike deri në pastrim të plotë të rolit të tij. Por përfshirja e tij në fushatë tregon se është një lojë politike e tij”, tha ai në RTV Dukagjini.
Deputeti i LDK-së thotë se Haradinaj ka mbajtur në Qeveri tre ministra me aktakuza prej shumë kohësh dhe sipas tij Haradinaj me drejtësinë nuk qëndrojnë në të njëjtën anë.
Selmanaj thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte vet shpërndarja e Kuvendit me 2/3 e votave dhe zgjedhjet të mbahen në shtator.
Duke folur për koalicionet e mundshme para ose pas zgjedhore, Selmanaj ka thënë se për LDK-në ndoshta e vetmja zgjedhje ka mbetur rishikimi i një koalicioni me Vetëvendosjen.
“Nëse bëhen bashkë LDK dhe Vetëvendosje, edhe nëse tjerat bëhen të gjitha bashkë nuk mund t’i afrohen as gjysmës së tyre”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite