Sejdiu: Po thyhet koalicioni VV-LDK
Zyrtari i lartë i PSD-së, Dardan Sejdiu ka deklaruar se koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” ka nisur të marrë kahje tjetër. Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet që sa më parë të krijojë Qeverinë e re. “Ndonëse LDK para zgjedhjeve shpreheshin të sigurt për bashkëqeverisje me VV, sot copëzat e dyshimit po…
Zyrtari i lartë i PSD-së, Dardan Sejdiu ka deklaruar se koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” ka nisur të marrë kahje tjetër.
Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet që sa më parë të krijojë Qeverinë e re.
“Ndonëse LDK para zgjedhjeve shpreheshin të sigurt për bashkëqeverisje me VV, sot copëzat e dyshimit po shpërfaqen.
Është e rëndësisë jetike të formohet qeveria sa ma shpejtë, të fillohet me punën e madhe të reformave shtetërore, dhe të tejkalohen inatet apo dyshimet.
Populli ju dha besimin! Nëse CDU dhe SPD në Gjermani gjejnë rrugën e përbashkët, nuk duhet të jetë më vështirë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite